Kalim i paligjshëm i emigrantëve, pranga udhërrëfyesit në Kakavijë

Policia kufitare e Kakavijes ne Gjirokaster,ka bere te mundur arrestimin ne flagrance te shtetasit Ervin Samaj, i cili prej disa kohesh mbahej nen vezhgim nga ana e uniformave blu ne kete pike kufitare. Mesohet se ky shtetas ndihmonte persona te ndryshem te kalonin kufirin ne menyre te paligjshme kundrejt pageses prej 500 euro per person.Burime nga policia kufitare e Kakavijes bejne me dije se veç arrestimit te tij, u be e mundur dhe shoqerimi i tre shtetasve,te cilet qendronin ne pritje per te kaluar kufirin ne menyre ilegale, pasi ditet e tyre te qendrimit te zonen Shengen u kishin perfunduar. Sipas te njejtave burime 28- vjeçari Samaj ushtronte trafikun e paligjshem me se shumti me ata persona qe kane probleme ligjore.Ndalimi i tij u be prane pyllit te Kakavijes ne pritje per te kaluar matane kufirit tre persona, dy gra dhe nje burre, qe te tre nga qyteti i Shkodres. Mbi 28-vjeçarin Ervin Samaj rendon akuza e vepres penale “dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit”.