Lushnje, vodhi 8mln lekë pensione, pranga shefes së zyrës postare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2013, 10:15
Arrestohet shefja e zyrës postare në fshatin Këmishtaj në Lushnje, Hatixhe Daka.Ndalimi i saj nga forcat e policisë së Lushnjes është bërë pasi akuzohet se me anë të falsifikimit të dokumenteve ka vjedhur paratë e pensionistëve të këtij fshati.Burime nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shumë prej 8 milionë e 170 mijë lekëve të reja.Arrestimi i 44-vjeçares është bërë pas urdhër-arrestit të firmosur nga prokuroria nën akuzën për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.