Parku i Antigonesë, rritet numri i vizitorëve të huaj
Siti arkeologjik i Antigonesë dhe gjithë rajoni jugor përreth po kthehen në atraksione të rëndësishme të turizmit historik dhe kulturor. Një grup studiuesish italianë që ndërmorrën një udhëtim të gjatë nëpër Shqipëri e veçuan kete sit,si një prej Monumenteve më të veçantë përgjatë gjithë itinerarit.Vizita ne parkun arkeologjik kombetar te Antigonese kordinohet edhe me zakonet e mikpritjes shqiptare, ku kostumet tradicionale popullore ishin pjese e kesaj sofre mikrpritese qe u shtrua ne nje nga shtepite e fshatit Tranoshishte, ku gatimet tradicionale dhe produktet bio ishin pjese e saj. Sipas menaxhereve te parkut Antigone, numri i turisteve ne kete sit eshte gjithnje e ne rritje.Nga ana tjeter shtetasit italiane jane shprehur te befasuar nga mikpritja shqiptare.Parku i Antigonesë është vizituar përgjatë dy viteve të fundit nga rreth 10 mijë vizitorë.Kombinimi i vizitave në park me traditën e zonës ka motivuar një rritje të numrit të të huajve që vizitojnë rajonin. Në raportin e përgjithshëm ata zënë rreth 70% të numrit të vizitorëve.