Elbasan, helmohet me fostoksinë, 33-vjeçarja ndërron jetë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2013, 09:08
Një grua i ka dhënë fund jetës duke u helmuar fostoksinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku 33-vjeçarja Alketa Ramollari, nënë e dy fëmijëve ka konsumuar lëndë helmuese fostoksinë.Ajo është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore, ku edhe pas ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë në spital. Ndërkaq mësohet se 33-vjeçarja Ramollari vuante nga probleme të shëndetit mendor.