Plagosi me thikë një person, arrestohet edhe i dyshuari i dytë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2013, 10:38
Efektivë të policisë së Tiranës kanë vënë në pranga edhe të dyshuarin e dytë për një plagosje të ndodhur disa ditë më parë në kryeqytet.Ermal Kreka, 26 vjec, lindur Korce dhe banues ne Tiranë i shpallur ne kerkim me kartele " Roze" është ndaluar ne afërsi të rrugës "Ali Demi", pasi në datën 21 gusht 2013, rreth orës 11:30, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ka shkuar i dëmtuar me thikë në pjese te ndryshme të trupit Erton Gjona, i plagosur pas një konflikti për motive të dobëta nga dy vëllezërit Ermal dhe Elton Kreka.Shtetasi Erton Gjona me pas është transportuar ne Spitalin Ushtarak ne gjendje kritike per jeten. Materialet lidhur me të arrestuarin i janë referuar Prokurorisë për veprën penale " plagosje e rende me dashje".