Korrektor në institucione, Rrokaj: Revolucion në komunikimin shtetëror
Dokumentet zytare të shkruajtura keq, nënpunës që kurrë nuk përdorin fjalor të shqipes standarde, ligjet, urdhrat dhe vendimet e shkruara me gabime drejtshkrimore, apo mosdija për të hartuar një memo, dëmton imazhin dhe e bën më joserioz funksionimin e institucionit dhe shtetit.Duke njohur këto probleme, por dhe duke iu referuar nismës së kreut të Partisë Socialite,Edi Rama, për vendosjen e redaktorëve në institucionet shtetërore, ne kërkuam mendimin e akademikut të njohur Shezai Rrokaj.Profesor Rrokaj thotë se një gjuhë e shkruar keq është fyrtyra e një shteti. Si gjuhëtar, duke ndjerë më shumë keqardhje për shkresa apo dokumente zyrare të shkruara gabim, Rrokaj thotë se ka ardhur momenti që të bëhet një revolucion në komunikimin në terësor në institucionet shtetërore.Duke analizuar këtë situatë, akademiku Rrokaj thotë se do të ishte me vend vendosja e një ligji që edhe redaktorët në rast të gabimeve të merrnin gjoba, sepse kjo do ti bënte më të përgjegjshëm në punën e tyre.Vetëm pak ditë më parë, Rama kërkoi përgatitjen e një konkursi për 24 redaktorë të gjuhës shqipe me qëllim që në Kryeministri dhe në çdo Ministri të vendoset nga një redaktor për të evituar gabimet drejtshkrimore në shkresat zyrtare.