502 fëmijë shqiptarë të zhdukur, Greqia nis hetime, mund të jenë përdorur për organe

Pasi për 10 vite qëndronte në sirtar e harruar, nisin hetimet për çështjen e 502 fëmijëve shqiptarë romë, që u zhdukën nga jetimorja dhe instituti Shtetëror i Riintegrimit "Agia Varvara" në Athinë, gjatë viteve 1998-2002.Ministri i Drejtësisë, Harallambos Athanasiou, ka kërkuar menjëherë prej organeve të drejtësisë, të bëjnë me dije se në kë fazë gjenden hetimet dhe është përgjigjur para parlamentit Helen, se së shpejti do të ketë informacione të gjera nga organet kompetente.Çështjen e fëmijëve shqiptarë të zhdukur, e ka sjellë në parlament deputetja e së Majtës Demokratike, Maria Gianakaki, pas shqetësimeve që kishte shfaqur në një raport të tij Komisioni dhe Observatori i OKB kundër torturave në Qershor të vitit 2012.Komisioni i OKB-së i ka kërkuar Athinës të bashkëpunojë me organet shqiptare në mënyrë që të zbardhet  çështja si dhe të përcaktohen përgjegjësitë ligjore të atyre që përfshihen.Greqia ka publikuar raportin për zhdukjen e fëmijëve romë në vitin 2004 dhe në 2007, gjithë dosja me dokumentet e kësaj çështjeje i është dorëzuar organeve shtetërore. Por prej atëherë kjo çështje ka qëndruar e harruar dhe e mbyllur në sirtar.502 nga rreth 660 fëmijë shqiptarë, janë mbledhur nga rruga në periudhën 1998- 2002 dhe që prej atëherë ata janë zhdukur.