Gramsh, makina bie në humnerë, humbet jetën drejtuesi i mjetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2013, 18:40
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Gramsh – Elbasan.Një automjet tip “Lancia”, me targa të huaja AP 167 SJ, ka rënë në një humnerë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi I saj, 60-vjeçari, Sabri Zoto.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë së qytetit të Elbasanit, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.Mendohet se shkak për aksidentin mund të ketë qënë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti.