Alarmi për krizën energjitike, Arvizu 1 orë takim me ministrin e ri Gjiknuri

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, i vendosur të dëshmojë mbështetjen e SHBA për qeverinë e re, po ndërmer takime të veçanta me një sërë Ministrash  të kabinetit të majtë.Kryediplomati i SHBA takoi paraditen e së enjtes  Ministrin e ardhshëm të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknurin, me të cilin bisedoi për afro 60 minuta.

Në komentin e shkurtër për gazetarët, Ambasadori tha se i kishte rikonfirmuar Ministrit të ardhshëm gadishmërinë e SHBA për të punuar me qeverinë e re.

 “Ne vijojmë konsultimet me njerëzit që do të mbajnë  pozicione kyçe në qeverinë e  re. Zoti. Gjiknuri na bëri një pasqyrë të prioriteteve të tij. Ne jemi të vendosur të punojmë me qeverinë e re duke e mbështetur në çdo mënyrë të mundshme” tha Arvizu.

Ambasadori evitoi një përgjigje se çfarë ndihme mund të japë Shqipëria në konfliktin e Sirisë.

Edhe  Ministri i ardhshëm i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, u tregua i rezervuar në deklaratën e ti .

“Ishte një takim i frytshëm, shtruam disa piketa për bashkëpunimin e mëtejshëm, shfaqëm vizionin tonë dhe problematikën me sektorin dhe besojmë gjithmonë në mbështetjen e SHBA edhe në këtë sektor delikat të ekonomisë shqiptare”tha Gjiknuri.