Beteja me ish pronarët, 6 familje betejë me përmbarimin në Tiranë

Kjo është situata e krijuar në rrugën “Kont Urani” ku përbarimi me nje vendim gjykate kërkon të nxjerrë nga shtëpitë banorët që jetojnë prej 50 vjetësh aty. Si çdo herë lirimi i banesave dhe kthimi i tyre tek ish pronarët është shoqëruar edhe këtu me tensione mjaft të forta,ku këtë herë janë nevojitur forca të shumta policie për të qetësuar situatën.Banorët pretendojnë se ata janë akoma në një proçes gjyqësor,i cili ende nuk ka përfunduar në gjykatën e Tiranës. Ndërsa avokati i 6 familjeve që rrezikojnë të mbesin pa një çati, Agron Gjedia, shprehet se duhet të pritet vendimi gjyqësor në mënyrë që banorëve ti lihet kohe për të zbrazur shtëpinë nëse gjykata vendos në favor të pronarëve.Gjashtë familje, të cilët banojnë prej vitesh në godinë nuk pranojnë të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi pretendojnë se kjo ka qënë shtëpi publike që para viteve 1930. Për shkak të konfrontimit disa nga banorët janë shoqëruar për në komisariat, ndërsa pretenduesit e pronës thonë se disponojnë vendim të formës së prerë nga gjykata për lirimin e banesës.