Berisha uron Kampionen e Botës në xhudo: Majlinda, shqiponjë e vërtetë!

Në mesin e shumë urimeve për suksesin e xhudistes së Kosovës, Majlinda Kelmendit, është edhe kryeministri në detyrë, Sali Berisha, i cili ka uruar krenarin e sportit të Kosovës për triumfin e arritur në Rio de Janiero.Xhudistja pejane mbrëmë në Kampionatin Botëror të Xhudos që po mbahet në Brazil, ka fituar titullin e kampiones së botës, duke shkruar historinë e re në sportin shqiptar dhe botëror.Kryeministri Berisha përmes një postimi në faqen e tij zyrtare, në rrjetin social “Facebook”, ka uruar Majlindën për suksesin e arritur.“Majlinda Kelmendi kampione bote në xhudo! Të lumtë Majlinda, shqiponjë e vërtetë! Na bëre më krenar! Urimeeeeee!!!”, ka shkruar Berisha.Majlinda Kelmendi është sportistja e parë shqiptare që prek majat e botës.