Halimi takon Gaianin : Të mbrojmë arritjet në luftën kundër krimit

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka vijuar takimet e tij me partnerët ndërkombëtarë në përfundim të detyrës si Ministër. Mesditën e sotme ai është takuar me ambasadorin italian, Massimo Gaiani.Ministri Halimi e konsideroi  Italinë një partner të rëndësishëm si në realizmin e reformave në drejtësi ashtu dhe në luftën ndaj krimit të organizuar.  Halimi veçoi kontributin e ekspertëve italian në kuadër të  misionit “Euralius” me të cilët Ministria e Drejtësisë bëri të mundur reformim e sistemit të drejtësisë,  hartoi paketën penale dhe civile, dixhitalizoi gjykatat dhe i bëri ato më transparente si dhe vlerësoi asistencën financiare në ndërtimin e burgjeve dhe gjykatave.Lufta ndaj krimit të organizuar  falë marrëveshjes së arritur nga qeveria shqiptare dhe ajo Italiane gjatë këtyre viteve të fundit është një arritje e realizuar nga bashkëpunimi i suksesshëm mes palëve.“Deri para disa vitesh, Shqipëria ishte strehë e krimit të organizuar . Më shumë se 1000 persona  të kërkuar ndërkombëtarisht  kryesisht nga Italia qëndronin në Shqipëri , kishin biznese dhe mbrojtjen nga politika.Me marrëveshjen historike që realizuam  i premë rrugën bandave dhe krimit të organizuar  duke i vendosur ata pas hekurave . Kjo marrëveshja është monitoruar  dhe  për çdo devijim që është  hasur në zbatimin e saj  kemi marrë masat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve duke i propozuar për shkarkim. Në ditët në vijim masa të ngjashme do të merren ndaj të  gjyqtarëve edhe prokurorëve të tjerë që nuk kanë zbatuar këtë marrëveshje kushtetuese. “ – tha Ministri Halimi .I shqetësuar nga  aktivizimin e segmenteve të krimit të organizuar në zgjedhjet  fundit parlamentare Ministri  e siguroi ambasadorit italian se opozita do ta monitorojë  zbatimin e kësaj marrëveshje.“ Njerëz me preçedentë penal të dënuar në Itali , që i kishin shpëtuar ndjekjes penale  u vunë në krye të fushatës elektorale   ” – tha ministri.Halimi e falënderoi ambasadorin Italian edhe për ndihmën e madhe që qeveria e tij kanë dhënë për trajnimin e administratës së burgjeve si dhe i kërkoi që të vazhdojnë ta mbështesë këtë administratës para presionit për shkarkime  që maxhoranca e re  po shpalos ende pa marrë detyrën.“ Do të jemi një opozitë e fortë në mbrojtje të administratës dhe institucioneve të pavarura si dhe  të arritjeve tonë në luftën ndaj krimit të organizuar. “- theksoi Halimi.Nga ana e tij ambasadori italian vlerësoi bashkëpunimin e deri tanishëm si në kuadër të luftës ndaj krimit të organizuar ashtu edhe në drejtimi të bashkëpunimit dy palesh në reformimin e sistemit  të drejtësisë, përmirësimit të dukshëm të infrastrukturës në burgje si dhe vlerësoi se administrata civile  është një aset kombëtar  i çmuar, që duhet vlerësuar.