Berisha në “Facebook: Ekspertët e huaj: Programi ekonomik i PS zhyt në krizë Shqipërinë

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, është shprehur në lidhje me programin ekonomik të Partisë Socialiste, duke e quajtur atë si një program i cili do ta zhysë Shqipërinë në një krizë të thelle ekonomike.Berisha me anë të një analize që i ka bërë sërish konferencës dyditore "Shqipëria e një gjenerate tjetër", e organizuar nga Partia Socialiste me praninë e 72 studiuesve të huaj, ka theksuar kritikat, që ekspertët e huaj i kanë bërë programit ekonomik të PS dhe ideve të Ramës, të cilat "fusin vendin në krizë".Kryeministri Berisha duke ju referuar ekspertëve, ka kritikuar programin e kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama për rritje taksash, për ulje të investimeve publike."Shanset e "Piktorit" për të dështuar janë 95%", shkruan Berisha.“Piktori deklaron se vetëm tre muaj ka drita.Të dashur miq, dje në konferencën për ekonominë të PS-së, ekspertë të huaj të shquar vlerësuan unanimisht se:1- Ekonomia e Shqipërisë nuk është në krizë sepse e mbrojtën reformat e qeverisë aktuale.2- Objektiv kryesor i qeverisë së re duhet të jetë mbrojtja e ekonomisë nga kriza3- Programi i qeverisë së PS-së fut vendin në krize ndaj dhe e hodhën poshtë atë.Në këtë drejtim ata konkluduan:1- Shanset e ekipit të Piktorit për të dështuar janë 95% sepse ky ekip mohon çdo gjë.2 -Rritja e taksave është e gabuar ndaj nuk duhet të rriten taksat por duhet të rritet ekonomia.3- Ulja e investimeve publike është e gabuar. Duhet rritja e tyre për tu mbrojtur nga kriza4- Jo tekstilet, siç pretendon z. Rama, por teknollogjia e lartë zhvillojnë Shqipërinë.Piktori, pasi lajmëroi qytetarët se ka vetëm 3 muaj drita, zgjodhi t’iu japë leksion të ftuarve me një retorikë ku padija fliste në çdo fjalë e në çdo fjali të tij.Ky është ndryshim! Me vrap drejt krizës, papunësisë, varfërisë dhe errësirës! Qytetarët nuk votuan për këtë. Jo dhe Jo. Ne duhet të jemi gati!! Sb” shkruan Berisha në “Facebook”.