Sarandë, rrufeja i merr jetën 21-vjeçarit, po kulloste bagëtitë në mal

Rrufeja i ka marrë jetënnjë djali 21 vjeçar, në fshatin Navaricë në Sarandë.Mikel Mehmeti, 21-vjeç, ka humbur jetën pasi është goditur nga është rrufeja, teksa ka qënë duke kullotur bagëtitë në mal.Ngjarja e rëndë është parë nga një i afërm i 21 vjeçarit i cili ka lajmëruar menjëherë bashkëfshatarët e tij, të cilët kanë shkuar menjëherë për ti ardhur në ndihmë 21-vjeçarit, por fatkeqësishtë goditja ka qënë vdekjeprurëse.Burime nga qyteti i Sarandës bëjnë me dije se një grup banorësh nga Navarica është nisur drejt malit për të tërhequr trupin e  21-vjeçarit.Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve në të cilat ka ndodhur aksidenti tragjik.