Peqin, bie në kontakt me korentin, humb jetën 25-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2013, 09:46
Një 25-vjeçar në Peqin ka humbur aksidentalisht jetën. Mësohet se i riu i identifikuar si Ilir Bica ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në komunën Gjocaj të Peqinit.Sipas policisë, viktima ka qenë duke vaditur tokën me pompë uji në momentin kur ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike. Policia e këtij qyteti ka nisur ndërkaq hetimet për zbardhjen e plote te ngjarjes.