Ekstradohet në Romë 20-vjeçari, akuzohet për pengëmarrjen e të sipërmarrësit Italian në 2012-ën

Është ekstraduar ditën e Mërkurë në itali 20 vjeçari shqiptar, Emiljano Shota.Mediat italiane bëjnë me dije se rreth orës 13 të ditës së Mërkurë, ka mbërritur në aeroportin e Fiumiçinos, i riu shqiptar i akuzuar për marrjen peng të sipërmarrësit Italian, Andrea Kalevo, në 16 Dhjetor të vitit 2012.Ai ishte i shoqëruar nga forcat policore italiane dhe agjentë të Interpolit dhe ka mbërritur në Romë përmes një fluturimi direkt nga Tirana.Emiljano Shota u shpall në kërkim nga policia italiane menjëherë pas ngjarjes, ndërsa pala italiane kërkoi ekstradimin e tij të menjëhershëm.Sipas policies, Emiljano Shota, nga Bila e Fushë Krujës, është kapoja i bandës i cili mori peng biznesmenin Italian, Andrea Calevo në Genova të italisë në fund të Dhjetorit 2012, të cilin e mbajti peng për 15 ditë rresht duke i kërkuar si shpërblim tetë milionë euro.Për këtë ngjarje u vunë në pranga edhe  dy shtetas të tjerë shqiptarë, Simon Halilaj dhe Fabjian Vila, pasi  morën pjesë në rrëmbimin e biznesmenit Italian, Andrea Calevo. Historia e pengmarrjes zgjati 15 ditë, dhe operacioni i lirimit u krye më 31 Dhjetor të vitit 2012.