Aksident tragjik në Janinë, mjeti përplaset me autobusin, humbin jetën babë e bir

Një aksident tragjik me pasojë 2 të vdekur dhe një të plagosur është regjistruar në orët e parë tëmëngjesit të sotëm në Janinë.Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 3:00 në kilomentrin e 10-të në aksin drejt Kakavijës, ku një automjet me targa greke në të cilin udhëtonte një familje shqiptare është përplasur më një autobus dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen babë e bir, 36 dhe 10 vjeç, ndërsa është plagosur dhe fëmija tjetër vetëm 6-vjeç, i cili është transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë, ndërsa paraprakisht dyshohet se drejtuesin e mjetit e kishte zënë gjumi, çfarë është bërë shkak dhe për përplasjen e tij me autobusin.