Situata në Siri, Berisha: Mbështesim çdo veprim të SHBA
Kryeministri Sali Berisha përshëndet qëndrimin e SHBA dhe aleatëve ndaj krimeve të fundit kundër njerëzimit, të kryera me përdorim gazi nervin nga diktatori i Sirisë al-Assad. Përmes një deklarate për mediat, Berisha thekson se “Qeveria shqiptare ka ndjekur me shqetësim të madh masakrën ndaj popullsisë civile në këtë vend, në të cilin kanë vdekur mbi 100 mijë qytetarë sirianë, ndër të cilët edhe mijëra e mijëra qytetarë me origjinë shqiptare rezidentë të hershëm në lagjet kryesore të Damaskut dhe Alepos”.Në vijim të deklaratës, Kryeministri deklaron se Qeveria shqiptare ka qenë dhe mbetet e gatshme të mbështesë politikisht, por dhe me të gjitha mundësitë e tjera modeste, si vend anëtar i NATO-s, SHBA-të dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut, në çdo veprim që duhet të ndërmerret për t'i dhënë fund masakrimit të popullsisë siriane dhe mbështetur opozitën siriane në ndërtimin e një Sirie të lirë dhe demokratike.Uashingtoni ka kërkuar zyrtarisht kontributin grek, për lehtësimin e lëvizjes së mjeteve të tij ushtarake, ajrore dhe detare dhe për përdorimin e bazave ushtarake të Sudes në Kretë dhe të asaj të Kalamatës në Peloponez, për një ndërhyrje ushtarake të mundshme në Siri.Sipas burimeve nga Ministria greke e Mbrojtjes qe ka pranuar kerkesen e aleteve te saj ne NATO, ne te gjitha skenaret qe po analizohen, eshte vene ne dukje roli kyç i Greqise, ndersa kane filluar dhe po vleresohen korridoret e posaçme ajrore dhe detare per levizjet e trupave ushtarake.Burime jozyrtare bejne me dije se operacioni i mundshem i forcave aleate eshte perpiluar me baze pervojen e luftes ne Kosove, por ne kete rast theksohet se Siria nuk eshte si Kosova, ndersa ekziston edhe kundershtimi i kesaj nderhyrjeje nga ana e Rusise, Iranit dhe Kines.