Konflikti për pronën, daja plagos me çifte nipin, pranga autorit

Konflikti për pronën ka lënë të plagosur një person në juglindje të vendit. Ngjarja është regjistruar pranë shkollës “Naim Frashëri” në Korçë ku daja ka qëlluar me armë zjarri, çifte, nipin e tij. Për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Andrea Pojani, i cli është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq policia e Korçës ka vënë në pranga autorin e plagosjes, 25-vjeçarin Petraq Kamberi.Sipas dëshmive të fqinjëve të familjes Kamberi ngjarja ka qenë aksidentale, pasi konflikti nuk ka qenë mes Pojanit dhe Kamberit, por mes këtij të fundit dhe babait të tij, Hasan Kamberi. Andrea Pojani  ka ndërhyrë për të shuar konfliktin mes tyre, ndërkohë që në këtë moment Petraq Kamberi e ka plagosur në këmbë me çifte. Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.