Rishikimi i konçensioneve nga PS, zef Preçi: Duhet riparë kuadri rregullator

Rishikimi i konçesioneve nga ana e qeverisë socialiste duhet të përdoret për të bërë transparencë, por njëkohësisht duhet kujdes me favorizimet.Ish-ministri i privatizimeve dhe njëkohësisht ekspert i njohur i ekonomisë, Zef Preçi, deklaron se duhet që të bëhet një rishikim i kuadrit rregullator të privatizimeve në vend. Sipas Preçit rishikimi i proçedurave të konçesioneve mund të ndikojë edhe në klimën e biznesit nëse nuk realizohet në mënyrë transparente.Zef Preçi sqaron se një konçesion i suksesshëm mund  të quhet në rast se jep efekte në përmirësimin e jetës së një komuniteti apo në rritjen e punësimit , pasi në të kundërt ai duhet rishikuar.Qeveria e e re e cila pritet të marrë pushtetin në shtator ka deklaruar se do të rishikojë një sërë konçesionesh të dhëna në këto 8 vite të qeverisjes Berisha. Ndërkohë që vetëm dje u deklarua edhe emri i parë i konçesionit që do të anullohet, i cili është Porti i Durrësit.