Berisha kujton ditëlindjen e Nënë Terezës: Shqiptarja që na dha nder më shumë se kushdo tjetër!

Kryeministri  Sali Berisha, me anët të një postimi të tij në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ka kujtuar sot ditën e lindjes Nobelistes Nënë Tereza, duke e cilësuar atë si shqiptaren që i dha nder Shqipërisë më shumë se kushdo tjetër.“Sot ditëlindja e shqiptares që na dha nder më shumë se kushdo tjetër, që na deshte shumë dhe kur nuk e deshëm, Nobelistes Nënë Tereza!Të dashur miq, sot është ditëlindja e shqiptares më të famshme të të gjitha kohrave, gruas më të njohur të shekullit të saj, nobelistes Gonxhe Bojaxhi, Nënë Tereza e Kalkutës. Kjo ditë, për ne shqiptarët dhe mbarë njerëzit e qytetëruar, është ditë mirënjohje ndaj asaj që u shenjtërua për së gjalli me titullin Nënë e mbarë njerëzimit.Për Nënë Terezën, 25-Prilli i vitit 1993, siç do të shprehej ajo vetë, ishte dita më e lumtur e jetës së saj, sepse ne së bashku pritëm në dheun tonë Papën Gjon Palin e II në vizitën e tij të parë historike në Shqipëri dhe Ballkan. Nderim ëe madh Nënë Terezës, bijës së kombit tonë që si shqiptare na dha nder më shumë se kushdo tjetër dhe të urojmë që Papa Francesco të shpejtojë shenjtërimin e saj. Nënë Tereza u nda nga jeta shenjtore e mbarë njerëzimit! Sb”, shkruan Berisha në “Facebook”.