Tiranë, arrestohet në flagrancë një person për armëmbajtje pa leje
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një të ri. S. Mimini, 17 vjeç, lindur dhe banues ne Tirane është ndaluar gjatë ditës së sotme nga forcat e komisariatit te Policise nr.4 pasiky shtetas mbrëmjen e së hënës rreth ores 20.30 ka qelluar me arme zjarri ne ajer pas nje konflikti qe ka patur me disa persona te tjere per motive te dobeta ne rrugën “Ferit Xhajko” prane ish Restorant Durresit.Nga kontrolli i baneses te ushtruar ne banesën u gjeten dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, nje karikator me 6 (gjashte) fisheke luftarak model 54 qe i perkasin pistoletes tip TT model 54.Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, materialet iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per vepren penale “Mbajtjes pa leje te armeve dhe te municioneve luftarake’ dhe te “Prishjes se rendit dhe te qetesise pubike’ te parashikuar nga nenet 279/2 dhe 274 te Kodit Penal.