PD, Tabaku e Bogdani: Rama duhet të kërkojë falje, përgjegjës për situatën

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me konferencën e kreut të Partisë Socialiste me arkitektë, urbanistë dhe ekonomistë të huaj.Deputetëtë e PD-së Jorida Tabaku dhe Gert Bogdani përmes “Facebook” kanë deklaruar se Rama duhet të kërkonte fillimisht falje për betonizimin e territorit të Tiranës."Reflektim pa mea culpa! Kush e la Tiranën pa plan për 11 vite? Kush e betonizoi atë?"- pyet në statusin e saj në “Facebook” nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku.Ndërkaq Gerti Bogdani, shkruan se i duhet kujtuar Ramës se fushata zgjedhore ka mbaruar dhe se këto idetë e tij të reja dhe zbulimi që po i bën botës janë të pavend, në mos qesharake."Kryesocialisti premtoi shëndetësi falas, premtoi heqje të taksës së biznesit të vogël, legalizim falas, dhe ulje të taksës për 95% të shqiptarëve. Njerëzit me të drejtë presin zhvillimin e këtyre ideve e të këtij programi, dhe jo zbulesat e mëdha të z.Rama."- thekson Bogdani.Deputeti i Partisë Demokratike deklaron se premtimet elektorale janë marrëveshja që ai ka me qytetarët, dhe ai do të duhet të përballet me këto sfida. Nuk mund ta marrë lehtë me shpikje të fund-Gushtit. Qeverisja kërkon seriozitet, dhe kjo nis nga mbajtja e premtimeve.“...Kryesocialisti po vazhdon në rrugën e tij të zbulimit të botës, me ide të cuditshme, duke na dëshmuar se sa kaos ka në mendjen e tij për zhvillimin e vendit.Habit të madh e të vogël kur pasi shpalli se Shqipërisë i duhen redaktorët e shqipes për të ecur përpara, tani ka zbuluar se në këtë drejtim nevojiten dhe artistët e sociologët.Këto janë thjesht bojëra për të mbuluar tablonë e tij të vërtetë, se ai ka ardhur në pushtet për të qeverisur të mirat dhe përfitimet me grupimet e tij dhe biznesmenët që e ndihmuan të vijë në pushtet.Lypset t'i kujtojmë se fushata zgjedhore ka mbaruar dhe se këto idetë e tij të reja dhe zbulimi që po i bën botës janë të pavend, në mos qesharake.Kryesocialisti premtoi shëndetësi falas, premtoi heqje të taksës së biznesit të vogël, legalizim falas, dhe ulje të taksës për 95% të shqiptarëve. Njerëzit me të drejtë presin zhvillimin e këtyre ideve e të këtij programi, dhe jo zbulesat e mëdha të z.Rama.Premtimet elektorale janë marrëveshja që ai ka me qytetarët, dhe ai do të duhet të përballet me këto sfida. Nuk mund ta marrë lehtë me shpikje të fund-gushtit. Qeverisja kërkon seriozitet, dhe kjo nis nga mbajtja e premtimeve”, shkruan Bogdani në “Facebook”.