Arvizu, pas rendit tek mbrojtja, takon Kodhelin: Po e ndjekim çështjen e SHQUP-it

Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, ka zhvilluar për rreth një orë e gjysmë një takim sot me Ministren e ardhshme të Mbrojtjes, Mimi Kodheli.Takimi u zhvillua në selinë rozë dhe në përfundim të tij, Kodheli theksoi se ambasadori Arvizu konfirmoi dhe një herë mbështetje në të gjitha fushat, përfshirë dhe mbrojtjen."Ishte një takim shumë i mirë, frytdhënës. E sigurova që Shqipëria si anëtare e NATO-s do vijojë në rrugën e të qenit një mbështetesë e këtij organizmi për më shumë paqe për vendin tonë dhe vendet anëtare. Ambasadori shprehu kënaqësinë e një fillimi të mbarë pune me qeverinë e re dhe të mbështjetjes, që ata kanë dhënë dhe do vazhdojnë të japin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, u shpreh Mimi kodheli.I pyetur mbi çështjen e godinës së SHQUP-it, që tashmë me një vendim të qeveriëe Berisha nuk është më nën varësine e Ministrisë së Mbrojtjes por asaj të Brendshme dhe zyrtarisht ka kaluar në seli të Partisë Demokratike, Arvizu theksoi se është një çështje që po ndiqet me vëmendje dhe se pronësia në vendin tonë është vërtet e komplikuar.“Nuk dua të futem në detaje, por kurdoherë që përfshihen qytetarë amerikanë, e në këtë rast ata janë të përfshirë, sigurisht që kjo përbën një shqetësim për ne.Sikurse edhe e dimë të gjithë, nuk mund të mendojë për një çështje më të komplikuar në Shqipëri sesa ajo e pronës dhe titujve të pronësisë. Është një shqetësim për ne dhe një çështje që po e ndjekim”, u shpreh Arvizu.Në prag të përfundimit të mandatit të tij si ambasador në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka zhvilluar takime me ministrant e ardhshëm, Ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, atë të Drejtësisë, Nasip Naço dhe sot me Ministren e Brendshme, Mimi Kodheli.