Tiranë, sulmohet me acid 26-vjeçarja, në gjendje të rëndë në spital
Një vajzë ka rënë pre e një sulmi me acid paraditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugicat përballë fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit rreth orës 08:00 të mëngjesit ku 26 vjeçarja Vilma Dule është sulmuar me acid në fytyrë, ndërsa shkonte në punë nën shoqërinë e vajzës së xhaxhait të saj.Menjeherë ajo është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, nga ku bluzat e bardha bejne me dije se pacientja ka djegie të shkallës tretë, me dëmtime të shumta në trup dhe fytyrë.26- vjeçarja e dëmtuar është nga qyteti i Vlorës, por banonte në Tiranë ku punonte si administratore në një Call-Cente .Në vendgjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve të sulmit. Policia ka shoqëruar tre persona që po pyeten për ngjarjen, ndërkohë që po merret në pyetje edhe kushërira që e shoqëronte si dhe dëshmitarë të rastit.