Kamëz, zjarr në papafingon e një apartamenti

Një apartament në Kamëz është përfshirë nga flakët, orët e pasdites së sotme.Mësohet se zjarri ka rënë në një papafingo pranë "Institutit Bujqësor" në Kamëz, në kryeqytet.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e zjarrfikëseve të cilat kanë filluar punën për lokalizimin e flakëve dhe shuarjen të zjarrit.Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.