ERE për humbjet në rrjet: Vazhdojnë ndërhyrjet

Humbjet e energjisë elektrike në rrjet duhet që të vijojnë të ulen.Drejtori juridik pranë  Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Eduard Elezi, deklaron se nën administrimin e ri, Cez Shpërndarje i ka ulur humbjet  deri në 40 %, por përsëri kjo konsiderohet si e lartë. Sipas Elezit ndërhyrjet në rrjet duhet që të vazhdojnë, pasi aty humb pjesa më madhe e energjisë.Ndërkohë përsa i përket situatës energjitike, Elezi deklaron se tashmë në kaskadat e hidrocentraleve kanë rënë ndjeshëm prurjet, dhe kjo ka bërë që të rinisë importi.Vetëm para pak ditëve, INSTAT publikoi raportin për situatën energjitikie në vend ku binte në sy një situatë mjaft e përmirësuar në 6 mujorin e parë të këtij viti, si në prodhimin e energjisë po ashtu edhe në uljen e humbjeve në rrjet.