Kukës,ristrukturim në Ndërmarrjen e Ujësjellësit

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Kukës është përfshirë në një rikonstrukturim, duke nisur që nga drejtuesit e tij.Asambleja e kësaj ndërmarje, që përbëhet nga drejtuesit e 3 njësive vendore, ka vendosur që të ndërhyjë përmes emërimit të një tjetër drejtuesi, të cilit i ka kërkuar zgjidhjen e problemeve që e shoqërojnë këtë ndërmajre, por edhe shqetësimit kryesor të banorëve të Kukësit, atë të mungesës së ujit të pijshëm.Kryetari i kësaj asambleje, Hasan Halilaj, ka thënë se drejtuesi i ri duhet të marrë masa të forta për alternimin e punës për mirëmenaxhimin e rrjetit shpërndarës të ujit të pijshëm, por edhe kanalizimeve, kryesisht në qytetin e Kukësit.Vetë drejtori i ri këtij institucioni, Zylfi Elezi, ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha institucioneve me qëllim që problemet e trashëguara në vite të hyjnë në rrugën e zgjidhjes.Ndërmarja e Ujësjellës Kanalizimeve në Kukës aktualisht po përballet me një sërë problemesh të cilat nisin që nga furnizimi me ujë i popullatës deri tek mos shlyerja e pagave të punonjësve, për shkak të financave mjaft të uleta që rrjedhin nga mospagesa e faturave të ujit të pijshëm nga banorët e 3 njësive vendore dhe entet private.