Ishte dënuar me burg për mashtrim, ekstradohet nga Greqia shqiptarja
Ekstradohet nga Greqia drejt vendit tonë shtetasja shqiptare Eleni Nasi, 52 vjeç nga Lushnja, e shpallur në kërkim ndërkombëtar.Ekstradimi u bë mengjesin e sotëm rreth orës 09:30 minuta nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi kjo shtetase ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, me vendimin nr. 119, datë 29.12.2009, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale të "Mashtrimit", parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.E ekstraduara Eleni Nasi ka mashtruar disa persona të cilëve u ka kërkuar para dhe më pas shumat e marra nuk ua ka kthyer atyre.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Athinën, më datë 18.04.2013, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetases Eleni Nasi.Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas, kjo shtetase i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.