Atentati në Shijak, vritet gabimisht 37-vjeçari, shënjestër ishte shoku i tij

Atentati i mbrëmshëm në Shijak duket se ka pasur shënjestër të riun nga Tirana që mbeti i plagosur, Dorian Beqiri dhe jo 37-vjeçarin Elvin Kertalli, i cili mbeti i vdekur.

Kjo bëhet e diur nga burime të policisë së qytetit bregdetar. Elvin Kërtalli dhe shoku i tij Dorian Zotaj u qëlluan me armë zjarri nga një makinë pa targa rreth orës 22 40 minuta ndërsa po dilnin nga një pikë Loto Sporti, në qytetin e Shijakut .

Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Durrësit, shtetasi Elvin Kërtalli gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal ka ndërruar jetë, ndërkohë që Dorjan Beqiri ndodhet nën trajtim mjekësor në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.

Policia nënvizon më tej se në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka kryer veprimet e para ndërkohë që përgjatë gjithë natës dhe paradites së sotme ka vijuar hetimi i kësaj ngjarje. Vazhdon puna në drejtim të identifikimit të autorëve të ngjarjes, verifikimit të gjendjes penale dhe kriminale të të dëmtuarve brenda dhe jashtë territorit të vendit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave dhe motiveve të saj. Ndërkaq mësohet se të paktën 10 vetë janë shoqëruar në polici në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen. E vetmja e dhënë me vlerë është ajo se dy personat janë qëlluar nga një makinë pa targa, e cila ka arritur të largohet me shpejtësi.

Një numër i kosniderueshëm gëzhojash janë sekuestruar nga policia e cila bën të ditur se gëzhojat kanë dalë nga 3 armë të ndryshme, çka do të thotë se ka qëlluar më shumë se një person, por nuk përjashtohet dhe mundësia që të jenë kundërpërgjigjur dhe i plagosuri dhe viktima. Larja e hesapeve është pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet dhe për këtë aryse po hetohet edhe veprimtaria jashtë shtetit e dy personave ndaj të cilëve u krye atentati. Dyshohet që dhe kjo vrasje të jetë kryer nga ekzekutues me pagesë.

Atentat ndaj dy të rinjve në Shijak, 1 i vdekur, 1 i plagosur Një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë në një atentat me armë zjarri mbrëmë në Shijak. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 22:40 të mbrëmjes së të hënës në qendër të qytetit pranë godinës së ‘Albtelekomit’ në lulishte, ku tre persona identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, hapën zjarr nga një mjet tip “Audi” pa targa, në drejtim të dy të rinjve. Nga të shtënat me pistoletë dhe kallashnikov kanë mbetur të plagosur shtetasit

Ervin Kërtalla 37 vjeç pronar i një ‘Euoloto’dhe shtetasi Dorin Zoto banues në Tiranë, të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Përkundër ndihmës mjekësore të bluzave të bardha, 36-vjecari Kërtalla, baba i tre femijeve,  nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spital. Forcat e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes. Paraprakisht policia bën me dije se viktima nuk ka qenë me precedent penal, ndërsa dyshohet se objekt i sulmit me armë zjarri ka qenë Dorin Zoto i sapo kthyer nga Italia.