Paralajmërimi i Greqisë: Ngjarja e Përmetit, penalizim për në BE

Ndërsa Greqia merr në Janar presidencën e Bashkimit Europian, Dimitris Kourkoulas, zëvendës Ministri i Jashtëm, thotë se Athina zyrtare, tradicionalisht ka mbështetur perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor."Në janar të vitit 2014 me fillimin e presidencës sonë do të fillojë negociatat për pranimin e Serbisë. Shpresa ime është se e ardhmja dhe e pjesës tjetër të rajonit, pavarësisht kritereve të anëtarësimit, do të kenë mundësi të bëhen anëtarë të barabartë në familjen evropian"  thotë zëvendës ministri i jashtëm grek në një intervistë për gazetën “Elefterotipia”.I pyetur se si do të ndikojnë incidentet e fundit në Përmet në kursin evropian të Shqipërisë, Dimitris Kourkoulas thotë se:"Çfarë është e vërtetë për vendet e tjera, vlen edhe për Shqipërinë. Hyrja në familjen evropiane kërkon harmonizim me frymën e normave evropiane. Kjo përfshin respektin për pakicat fetare, etnike dhe kulturore, si dhe mbrojtjen e pronës së tyre. Respekti për parimet e kulturës europiane është parakusht ligjor i nënkuptuar".Kourkoulas  thekson se ngjarje të tilla si incidentet e fundit në Përmet janë të papranueshme.   Ndërkohë sa i përket çështjes së kufijve detarë zëvendës, Ministri i Jashtëm grek thotë se caktimi i kufijve është një e drejtë e patjetërsueshme e Greqisë. Gjithashtu zëvendës Ministri i Jashtëm grek Dimitris Kourkoulas, thotë se Athina do të bashkëpunojë me Tiranën dhe Romën sa i përket projektit të TAP.