Rruga Pogradec-Lin, punimet zvarriten, ankohen banorët
Punimet per rikontsruksionin e rugës Lin-Pogradec po ecin me ritme tepër te ngadalta per te mos thene qe ne pjesen me te madhe ato jane nderprere.Ky aks rrugor me një gjatësi prej 28 km eshte një nga nyjet kryesore që lidh juglindjen e vendit me pjesën tjetër të Shqipërisë.Ndërsa punimet në këtë rrugë perveçse shume të ngadalta tashmë janë kthyer ne problem per drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët e tyre, të cilet jane te detyruar udhetojne ne kete aks,udhetim ky qe shoqerohet mbi të gjitha edhe me pluhurin që ngrihet në çdo centimetër të kesaj rruge.Punimet për rikonstruksionin e saj duhet të kishin përfunduar ne muajin qershor. Situata ne cilen ndodhet kjo rruge ndikoi negativisht edhe në numrin e turistëve apo vizitorëve ne qytetin e Pogradecit dhe Korçës në tërësi.Pavarsisht punimeve të ngadalta, rikonstruksioni i këtij aksi dëmtoi jashtë mase edhe vijën bregliqenore por edhe trasenë e hekurudhës dhe për të dyja këto probleme akoma nuk është dhënë një zgjidhje deri më tani. Punimet e ngadalta duket se lidhen me faktin se qeveria shqiptare ende nuk ka shlyer detyrimet ndaj firmes sipermarese, e cila qe prej pese muajsh nuk po paguan punetoret e saj.