300 familje në lagjen “5 Maji” në Elbasan prej dy muajsh pa ujë të pijshëm
300 familje ne pjesen veriore te lagjes “5 Maji” ne Elbasan prej me shume se dy muajsh vuajne mungesen totale te ujit te pijshem. Thatesira e larte dhe mungesa e ujit ka veshtiresuar maksimalisht jetesen e banoreve te kesaj lagjeje, qe theksojne se jane te detyruar te perdorin puset ose te kerkojne uje ne lagjet perreth. Ata shtojne se jane pagues te rregullt te faturave te ujit, por sherbimi per furnizimin gjate kesaj periudhe te nxehte ka munguar.Mungesa e ujit te pijshem ne disa zona te Elbasanit, apo reduktimi maksimal i furnizimit ne disa zona te tjera jane problematika qe kane shoqeruar kete qytet gjate ketij sezoni te nxehte dhe te thate. Ne kushtet kur nevojat per ujin e pijshem jane maksimale, nga ndermarrja e Ujesjelles Kanalizimeve ne kete qytet nuk eshte bere asgje per permiresimin e situates.