Fluks në pikën e Morinit, në fundjavë më shumë se 110 mijë udhëtarë

Fundjava qe sapo lame pas ka shenuar nje numer teper te larte te shtetasve te cilet levizin nepermjet pikes kufitare te Morinit ne Kukes. Sipas statistikave te marra nga kjo pike kufitare behet me dije se 56.550 shtetas kane dale nga vendi yne me 16.497 automjete, nderkohe qe kane hyre 52.900 shtetas me 8990 automjete.Ashtu siç edhe pritej, fundjava ka shenuar fluks edhe ne kete pike doganore, kjo per shkak te kthimit te shtetasve kosovare drejt vendit te tyre pas perfundimit te pushimeve verore ne Shqiperi. Fluksi me i madh i levizjeve shenohet ne oret e para te mengjesit,e cila preferohet me teper nga udhetaret,si menyre per te shmangur temperaturat e larta.Nga ana e policise kufitare prane kesaj pike doganore eshte shtuar numri i efektiveve dhe sporteleve me qellim eleminimin e rradheve te gjata, si dhe po punohet me proçedure te pershpejtuar te dokumenatcioneve.Aktualisht levizja e qytetarëve vazhdon normalisht pa u shoqeruar me pengesa apo probleme specifike. Pika kufitare e Morinit eshte nje nga doganat qe shenon fluksin me te madh te levizjeve ne veri te vendit,nderkohe qe gjate viteve te fundit vihet re nje tendence ne rritje e shtetasve kosovare qe hyne nepermjet pikes se Morinit ne Shqiperi per te kaluar pushimet verore.Kjo ka qene edhe arsyeja qe policia rrugore e vendit tone, po bashkepunon ngushte me policine e qarkullimit rrugor te Kosoves ne Rrugen e Kombit,me qellim evitimin e aksidenteve automobilistike qe mund te shenohet si pasoje e trafikut te madh, por pse jo edhe prej lodhjes se drejtuesve te automjeteve.