"Rruga e Kombit" vijon të përgjaket nga aksidentet rrugore
Aksidentet rrugore,me pasojë humbjen e jetës së shtetasve apo plagosjen e tyre,vijojnë të jenë të pranishme në "Rrugën e Kombit".Ndonëse duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të kaluara,ato kane shenuar ulje, sërish kjo rrugë përgjaket nga aksidentet, ku më i fundit solli vdekjen e një 49-vjeçari që po transportonte çimento me një automjet të tonazhit të rëndë.Mjekët e spitalit rajonal të Kukësit,thonë se aksidentet sjellin dëmtime të mëdha tek drejtuesit e automjeteve apo pasagjerëve ku në të shumtën e rasteve duhet ndërhyrja e helikopterit për dërgimin e tyre drejt Spitalit Ushtarak, pasi nga goditjet ata marrin plagë të rënda.Por,ne qofte se aksidentet kane shenuar ulje ne kete kas rrugor,krejt e kunderta vjen mbi rastet qe shenohen per plagosje me arme te ftohta apo zjarri ku statistikat tregojne rritje te ndjeshme te rasteve.Aksidentet automobilistike rriten më së shumti gjatë sezonit të verës, kur edhe qarkullimi i automjeteve është më i lartë, për shkak të sezonit turistik.