Astronaunti që desh u mbyt në vakum

Një dalje në hapsirë rutinë jashtë QNH (Qendrës Ndërkombëtare Hapsinore) muajin e kaluar u zhurmua në çastin që inxhinieri i fluturimit Luca Parmitano vuri re një rrjedhje uji brenda kokores së tij. "E kam kokën shumë të lagur dhe më duket sikur po shtohet uji", këto ishin fjalën e para që astronauti italian u tha Qendrës së Hapsirës Xhonson në Hjuston. Më pas, gjërat u përkeqësuan...Është një histori rrënqethëse me stilin e çiltër dhe të drejtëpërdrejtë si është shkruar, Parmitano na ka sjellë mbresat e tij personale të aksidentit në blogun e tij. Për të gjithë ata që e njohin gjuhën angleze historia e plotë duhet lexuar me doemos. Atë mund ta gjeni këtu."Pikërisht në këtë çast, teksa jam duke menduar se si të shpështjelloj kabullin pa probleme (është duke lëvizur sa andej-këtej i zotëruar nga papesha), ndjej se diçka nuk shkon. Ndjesia e papritur e ujit në qafën time më kap në befasi dhe jam në një vend ku nuk duhet të më habisë asgjë. E lëviz kokën nga ana në anë dhe konfirmoj ndjesinë time të parë e me fuqi mbinjerëzore përpiqem të lajmëroj në Hjuston se çfarë ndiej, duke e ditur se mund të jetë fundi i këtij AJM (Aktiviteti Jashtë Makine). Në tokë, Shejn më konfirmon se e kanë marë mesazhin tim dhe ai më kërkon që të pres për instruksione. Krisi, që sapo ka mbaruar punë, është ende pranë meje më afrohet për të parë nëse mund të dallojë ndonjë gjë dhe të identifikojë burimin e ujit në kokoren time. Teksa lëviz mbrapsht sipas rrugës timë drejt dhomës së ajrit, bëhem gjithnjë e më i bindur se uji po shtohet. E ndjej që më lag sfungjerët mbi kufjet e mia dhe pyes veten nëse do e humbas kontaktin audio. Uji ka mbuluar thuajse të gjithë pamjen time, duke u ngjitur pas xhamit të kokores e duke e bërë të vështirë për të parë. Bëhem i vetëdijshëm se për të kaluar një nga antenat gjatë rrugës time, gjithashtu që edhe kabulli im i emergjencës të funksionojë, duhet ta kthej trupin në pozicion vertikal. Në atë momënt, kur po kthehesha "kokë-poshtë" dy gjëra ndodhën : Dielli perëndoi dhe aftësia ime për të parë - e përkeqësuar tashmë nga uji - zhduket komplet, sytë e mi janë të kotë; por më keq se kaq, uji më mbulon hundën - një ndjesi e tmerrshme , duke e përkeqësuar akoma më shumë sepse shkundja kokën me shpresën se do e largoja. Tani pjesa e sipërme e kokores është e mbushur me ujë dhe nuk jam i sigurtë se kur do jetë hera tjetër që do marr frymë, do mbushem me frymë apo ujë? Akoma më keq, nuk e kuptoj se në ç'drejtim po shkoj, ku duhet të drejtohem për në dhomën e ajrit? Nuk mund të shoh më shumë se disa centimetra larg meje, as sa për të parë dorezat që përdorim për të lëvizur jashtë stacionit".Parmitano fatmirësisht shpëtoi dhe ai vetë i kushton rëndësi përgatitjes të imtësishme së shkencëtarëve dhe inxhinierëve si në hapsirë dhe në tokë."Hapsira është e vështirë, një frontierë jo mikpritëse dhe ne jemi eksplorues dhe jo kolonizues"- shton ai. "Aftësitë e inxhinirëve tanë dhe teknologjia që na rrethon na bën të mendojmë se çdo gjë është e thjeshtë, por kjo është e pavërtetë e ndoshta në harrojmë herë pas herë ... më mirë të mos harrojmë".Shënim : të dyja foto janë shkrepur nga vetë Parmitano gjatë qëndrimit të tij në QNH