Robert Pattinson: Nuk e kuptoj kaq shumë interes për "Twilight"

Robert Pattinson i cili fillimisht u bë i njohur vite më parë nga filmi "Twilight", ka dhënë një intervistë për mediat gjermane ku ka pohuar se nuk kupton interesin e tepërt që shumë njerëz vazhdojnë të kenë për “Twilight”. Edhe pse ky film ishte ai i cili e ka bërë aktorin të famshëm , ai përsëri nuk ndihet i qartë me  veprimet e ndryshme të fansave.Robert shprehet se nuk e kupton se si një person mund të ulet pjesën më të madhe të ditës përpara PC duke parë për të disatën herë pjesët e këtij filmi si dhe duke komentuar gjithçka që i vjen nëpërmendje. Por ajo e cila e habit më së shumti aktorin, është se pjesa më e madhe e këtyre personave nuk janë adoleshentët, të cilët siç dihet janë më të prirur drejt këtyre veprimeve, por janë mbi moshën 20 vjeç.Robert pranon se “Twilight” është një film i cili me tendencë është shkruar dhe xhiruar në një formë të tillë që të mund të dërgojë teleshikuesin në një planet tjetër, duke e bërë të ëndërrojë. Gjatë kohës kur ai nisi të lexonte skenarin e më pas të xhironte filmin, e njëjta gjë i pati ndodhur, por Robert ishte përpjekur të qëndronte i kthjellët duke u rikthyer shpejt në realitet.Në vazhdim të intervistës ai shpreh indinjatën e tij për gazetarët ose paparacët të cilët e thërrasin me pseudonimin "R-Patz", në mënyrë që të bëjnë një intervistë më tërheqëse. Duke qeshur, aktori tregon se edhe përse është përpjekur të gjejë personin i cili ka hedhur hapin i pari drejt krijimit të pseudonimeve për ta pyetur për arsyen, akoma nuk ka arritur ta gjejë.