Ankthi dhe stresi shkaktojnë kancer
Ankthi dhe stresi janë dy fenomene që i hasim shpesh në përditshmërinë tonë.Por ajo çka ne nuk dimë, është se stresi ndikon në zhvillimin e kancerit duke prekur një gen të rëndësishëm i cili e lejon të përhapet, sipas kërkimeve të fundit. Zbulimi i papritur mund të ndihmojë në krijimin e ilaçeve të reja të cilat targetojnë proteinën dhe ndalojnë tumoret që të përhapen në organe të tjera dhe të shkaktojnë vdekje.Stresi është lidhur me shumë sëmundje prej shumë kohësh, përfshi kancerin e gjirit dhe të prostatës, por arsyeja ka ngelur mister. Tanimë disa studiues nga Ohio State University, thonë se vetë trupat tanë ndikojnë në kthimin e kancerit kundër nesh duke ndezur një gen bazë i njohur si ATF3, i cili bëhet i dëmshëm kur ngacmohet nga gjendje stresi në të gjitha tipet e qelizave. Zakonisht u shkakton qelizave normale dhe beninje sëmundje nëse janë dëmtuar në mënyrë të parikthyeshme. Por qelizat kanceroze që preken prej këtij geni janë jo gjithmonë beninje. Nuk është shumë e qartë se si, por geni bën që qelizat e sistemit imunitar të sillen në mënyrë të çrregullt duke shkaktuar kancer në organe dhe zona të ndryshme të trupit.Zbulimi vërteton se nëse trupi nuk i ndihmon qelizat kanceroze, atëherë ato nuk mund të përhapen aq shumë, dhe mënyra për ti kontrolluar këto qeliza është shmangia e stresit.