Amber Rose jep detaje rreth dasmës

Nuk kanë kaluar shumë kohë që kur rapperi i famshëm Wiz Khalifa ka bërë të ditur se shumë shpejt do të bëjë një dasmë së bashku me Amber Rose. Ish e dashura e Kanye West, Amber së bashku me Wiz emri i vertetë i te cilit është Cameron, kanë një djalë 6 muajsh i cili quhet Sebastian. Çifti i ka uruar mirëseardhjen në botë fëmijës së tyre të parë në 21 shkurtin e këtij viti. Ata janë shprehur se janë vërtet shumë të lumtur për të, pasi përveçse një fëmijë shumë i shëndetshëm është dhe i qeshur.Wiz dhe bashkëshortja e tij modele janë martuar në gjendjen civile rreth një muaj më parë larg syrit të mediave dhe shpjeguan se shumë shpejt do të nisin përgatitjet për dasmën, pjesë e së cilës do të jetë dhe Sebastiani. Bëhet me dije se ata kanë kaluar ditën e dielë në një nga dyqanet më të famshme të Pensilvanisë, nga ku do të dizenjohen dhe veshjet e tyre. Ditën e djeshme Amber ka postuar disa foto në rrjetin social Twitter për të gjithë fansat, ku shfaqej me fustani që do të mbante veshur ditën më të bukur të jetës së saj. Ndryshe nga modelet e mëdha që mund të jemi mësuar të shohim, ky fustan bënte dallim, pasi i qendronte pas trupit dhe e bënte 28 vjeçaren të dukej më elegante dhe më me klas se kurrë. Por ajo e cila e bënte akoma dhe më shumë të ishte qendra e vëmendjes ishte një shall prej pellushi me të cilën modelja arrinte të mbulonte gjithë shpinën dhe një pjesë të trupit.Por ndryshe nga bashkëshortja krijuesi i hitit " Black And Yellow", ka pozuar së bashku me dy miqtë e tij rapper tej mase serioz, duke konsumuar lëndë narkotike. Ai mbante të veshur një kostum të tipit "Smoking" i përbërë nga pantallona të zeza, këmishë e bardhë, papion dhe një xhaketë rozë të errët.