Në koncert me çantën plot drogë, arrestohet 2 Chainz

Rapperi 2 Chainz, emri i vërtetë i të cilit është Tauhwd Epps, është arrestuar ditën e djeshme nga forcat policore amerikane. Pas performances së rapperit në një concert në Oklahoma së bashku me Lil Wayne dhe T.I, mësohet se rreth ores 21:00 të mbrëmjes është vënë në pranga. Kjo për shkak se mbi të rëndojnë akuza të rënda, ku ajo që kryeson është përdorimi i lëndëve narkotike.Rapperi menjëherë është shfajësuar se e bën për përdorim dhe nevoja përsonale, por në momentin kur në furgonin e tij u gjet një çantë plot me substance të tilla, të gjitha fjalët që ai përdori për vetmbrojtje nuk u morën më në konsideratë. Sipas konfirmimeve të policisë 2 Chainz sapo kishte përfunduar koncertin edhe ishte duke udhëtuar së bashku me 11 persona të tjerë me furgonin e tij të madh.Por duke qenë se kishin kaluar 2-fishin e normës së lejuar të shpejtësisë, policia rrugore i ndaloi për tu kërkuar dokumentat. Por pasi pa që një pjesë e mirë e të pranishmëve ishin në gjendje të dehur dhe jo normale, kërkesa ndryshoi duke i kërkuar të gjithëve të zbrisnin për të bërë një kontroll. Pas rezistencës së rapperit 35-vjeçar nisën dhe të tjerët duke e penguar policin të kryente detyrën.Pasi ai kërkoi përforcime, të cilat mbërritën vetëm në pak minuta, nisi kontrolli i menjëhershëm i automjetit, i cili ishte shkaku i arrestimit të rapperit. Fillimisht u vu në pranga shoferi, pasi pjesa më e madhe e përgjegjësisë dhe fajit i përkiste atij e më pas të tjerët. 2 Chainz momentalisht ndodhet në burg, duke pritur datën e caktimit të gjyqit në të cilin do të dënohet së bashku me miqtë e tij.