"Applause" - Çfarë fshihet pas skenave plot gjallëri të Lady Gaga

Video “Applause” (Duartrokitje) e Lady Gagas është lançimi më i përfolur këtë javë dhe shumë njerëz janë përpjekur për t’i dhënë një shpjegim apo të dinë kush janë referencat e skenave në atë që mund ta konsiderojmë si një kamzhik eksentrik.Në rast se nuk e keni parë akoma ( nuk e keni parë akoma!?) klipi si gjithnjë ka shumë pamje të ndryshme të Lady Gagas, duke filluar nga e mbuluarr e pa makiazh e deri tek krejtësisht e zbuluar me flokë të gjatë e plot volum e mbuluar vetëm me guaskaRegjizorët e videoklipit ishin dyshja artistike prej Hollandës Inez dhe Vinoodh, duken qartazi gjurmë të stilit të tyre me imazhe të shpejta dhe elementet e fundit të modës.MTV ka folur me Inez van Lamsweerde për të marrë më shumë informacion mbi mesazhet e videoklipit dhe ajo ka treguar për pjesë të ndryshme të videos. Për pjesët e tjera ajo ua ka lënë në dorë publikut për të dhënë një shpjegim të tyrin.1. Duke veshur krahë – pasarela duke fluturuarVideo e Gaga's hapet duke e shfaqur atë duke veshur krahë në një pasarelë gjigande. Inez tregon se " Ajo gjithnjë ka pasur dëshirë që të bëntë një shfaqje mode, e në vend të sfilimit modelet do të fluturonin. Gjithnjë ka qënë e frymëzuar nga moda dhe energjia e saj, prandaj e dinim që ishtë shumë e drejtë për të vendosur këtë pjesë të jetës së saj në klip". Gjithashtu mund të ketë pak referencë të mitologjisë së Ikarusit, personi që fluturoi shumë afër me diellin (në rastin e Gagas Famës) dhe u dogj.2. E shtrirë gjatë e gjërë veshur me të brendshmeInez na shpjegon se "Në fillim donim të kishim një skenë të shkurtër në video për të treguar të shkuarën në jetën e saj, kur ishte e sapodalë nga shkolla dhe jetonte në Loëer East Side, Neë York City, dhe ëndërronte se si do të ishte e ardhmja e saj ... Kjo ishte skena që do të tregonte pikërisht këtë. Ajo kishte atë model flokësh kur ishte 18 apo 19 vjeç, prandaj ne thamë, ky është momenti i së shkuarës. Kur filluam xhirimet, u ndjemë aq mirë sa thamë të bënim të gjithë këngën mbi këtë dyshek dhe koreografinë duke qëndruar shtrirë. Ajo performoi në mënyrë të përkryer, na përcolli ndjenjë të vërtetë, lakuriqe. Kjo e shndërroi në trungun e gjithë videos. Ajo është realja, pjesa tjetër janë ëndrrat që ajo ka pasur".3. Pa MakizhKjo pjesë e videos e tregon Gagan në pozicionin e saj me të thjeshtë, thuajse pa makiazh, me një kamer vendosur afër dhe ngushtë fytyrës së saj. Mendohet se Gaga ka dashur të tregonte personin që ndodhet prapa "Duartrokitjeve", si edhe imazhit kryesor të albumit të saj, pra personin që nuk jeton për famë apo për duartrokitje.Interpretime të tjera vizuale përmbajnë edhe referenca nga filmi fantazi i Ingmar Bergman të vitit 1957 "The Seventh Seal".4. Me thikë në gojë - fytyrë e frikshme Nuk ka ndonjë shpjegim të saktë për këtë pjesë të vogël të klipit, por natyra e saj na bën të mendojmë për filmat noirekspresionist gjermanë, si Kabineti i Dr. Cagliarit të vitit 1920. Prapaskena me figura gjeometrike e bashkuar me fytyrat e frikshme të Gagas duket sikur janë referencë pikërisht e asaj epoke.5. Brenda kapeles cilindër A mund të jetë Lady gaga duke i kushtuar vëmendje filmave të Disneyt në këtë pjesë? Ajo duket si Cruella De Ville (101 Dalmatët) në atë pallto jeshile dhe me tymin që e rrethon dhe kapelja cilindër në të cilën është ulur mund të jetë një referencë e Kapelebërësit të Çmendur i Lizës në Botën e Çudirave.Pak më vonë një bisht duket qartazi që shoqëron këtë kostum, më shumë mundësi duke patur një lidhje me centaurët që përdoren në filmat e fantazisë, duke përfshirë edhe "Fantasia" e Disneyt.6. Marilyn MonroeMendohet se Gaga është duke referuar dikë që nuk mundi të përballontë "Duartrokitjet", sepse Marilyn e edhuronte adhurimin, version i shkrumbuar i Marilyn prezantuar këtu tregon se ai ishte shkaku që e shkatërroi në fund.7. Imazhi i "Applause" Kjo është e kundërta e kostumit pa makjazh, duke na treguar ndoshta Gagan pas duartrokitjes. Personin që ajo përfaqëson në media. Shumë të tjerë e kanë lidhur me imazhin e David Bowie.8. Fytyrat e vizatuaraLady Gaga duket si artist pantonimash, duke u përpjekur për t'u shprehur pa folur. Shumë kanë thënë që ajo ngjan si pikturat e hershme të Andy Warhol ... ndoshta si ajo e Marilyn Monroe?9. Reçipetat Guackë Kjo është një referencë e qartë e "Lindja e Venusit" të Botticellit, i cili eksploron temat e rilindjes, si edhe idetë e bukurisë fizike dhe shpirtërore. Inez shpjegon për MTV se "Ishim shumë të frymëzuar nga piktura e Botticellit... Ajo shfaqet përsëri në skenë si një person krejtësisht i rritur, krejtësisht i ri dhe prandaj menduam për Botticellin".10. Reçipetat DuarEpo me lirika të tilla si "ngriji duart lart dhe bëji të preken" regjizorët e dinin se duhej të kishte duar në videoklip... prandaj edhe duart reçipeta. Inez tregoi se "Dorshka-Kini (Bi-Kini)! Ajo është një Brandon Maxwell, drejtori i saj i modës e bëri atë për ne. Kënga vetë quhet "Duartrokitje", duhej të kishte duar".11. Kokë-mjellmaThuajse të gjihë menduan se koka e mjellmës të Gagas ishte frymëzuar nga filmi "Mjellma e Zezë" e Darren Aronofsky, por në fakt nuk është kështu. Lady gaga është e magjepsur pas vezëve dhe temës së rilindjes. Inez tregon "Ajo gjithnjë ka patur një referencë të vezës në punën e saj. Po bisedonim dhe thamë, në rregull një vezë, një vezë me gëzof dhe çfarë del nga një vezë me gëzof? Në mendjet tona kishte një mjellmë të zezë më kokën e saj"12. Nusja KufomëKy është edhe kostumi i fundit i videos së saj, duke treguar Gagan që ecën në një tub lazeri. Inez shton "Donim të eksploronim idenë se si ndihet ajo kur duhet të kthehet në skenë, prandaj edhe lazeri rozë. Ajo e zvarrit këmbën si trofeun e saj derisa të dalë në skenë si një person krejtësisht i ri". Referencat vizuale përfshijnë "Nusja Kufomë" e Tim Burton ose karakteret e Lil Dagoverit tëk "Kabineti i Doktor Cagliarit" si përmend edhe më lart.