Përfundon romanca Longoria-Arguelio
Aktorja latine, Eva Longoria, e cila u përfol për një martesë të mundshme me Ernesto Arguelio, sapo i ka dhënë fund romances së saj 4 mujore. Çifti i famshëm kishin krijuar një lidhje e cila në aparencë të jepte përshtypjen e diçkaje të pathyeshme. Por krahas kohës së shumtë që ata kalonin përkrah njëri- tjetrit , miqtë e tyre më të ngushtë kishin siguruar se shumë shpejt pritej që ata të martoheshin.
Këto fjalë u bënë publike rreth dy javë më pare, kur çifti ishin duke kaluar disa ditë pushime në bregdetin spanjoll. Por aktorja 38- vjeçare e "Shtëpiakeve të dëshpëruara ", vendosi që pas kaq kohësh lidhja e saj me Erneston të përfundonte. Edhe pse çifti nuk ka konfirmuar asgjë, në një intervistë që Ernesto u shfaq pak ditë më parë, në çdo pyetje që iu drejtua lidhur me Evën ai përpiqej t`i shmangej.
Atij ju kërkua të bënte me dije rreth planeve që mund të kishte së bashku me të dashurën e tij të cilsuar si femra më e bukur në botë pak vite më parë, por Ernesto preferoi që të mos përgjigjej. Sipas burimeve te afërta me çiftin, nisma për t`i dhënë fund kësaj romance kishte qenë pikërisht aktorja, pasi ajo pjesën më të madhe të kohës e kalonte në Los Angelos, ndërsa ai në Majami dhe kjo distance ishte një pengesë për vazhdimësinë e lidhjes. Pavarësisht ndarjes, ata kanë ruajtur marrëdhëniet miqësore ku takimet dhe telefonatat nuk mungojnë.
