Izraeli ngre monumentin e parë kushtuar viktimave gej

Izraeli ka njoftuar se ka për të ngritur një monument në nder të viktimave gej gjatë Holokaustit, i pari në llojin e tij për këtë shtet.Memoriali ka për t'u ndërtuar në Parkun Meir, Tel Aviv, në fund të këtij viti. Si monumente të tjera rreth botës, ai ka për të qënë një trekëndësh rozë, simboli që përdornin nazistët për të shënuar dikë që ishte gej.Eran Lev, një jursit dhe pjestar i këshillit bashkiak nga partia Meretz ka filluar të punojë për propozimin e monumentit që kur mori mbështetjen nga kryebashkiaku i Tel Avivit, Ron Huldai."Kjo ka për të qënë e para dhe e vetmja zonë në Izrael që ka për të përmendur viktimat e nazistëve që u persekutuan për çdo gjë tjetër edhe pse nuk ishin Hebrenj", thotë Lev. "Si një qytet kozmopolit, Tel Aviv do të ofrojë një zonë memoriale që në esencë është universale. Për sa më përket mua, nuk është një monument, por një vend - një vend për t'u shplodhur që të fton për t'u ulur, të reflektosh dhe të mendosh në qetësi".Lev theksoi rëndësinë e vendndodhjes në Parkun Meir duke thënë : Një nga kufizimet e para nga nazistët kundër Hebrenjve ishte ndalimi për të shkuar në parqet publike. Ne duam të sjellim edhe këtë detaj këtu, në këtë vend publik.Sipas Muzeut Memorial të Holokaustit në SHBA, mbi një milion burra gjermanë u shënjestruan nga nazistët se kërcënoni "burrërinë e disiplinuar" të Gjermanisë dhe mbi 100, 000 u arrestuan nën ligjin që e bënte homoseksualitetin akt kriminal.Përafërsisht 50,000 e kryen dënimin në burg si "homoseksualë të arrestuar" dhe rreth 20, 000 u çuan në kampet e përqëndrimit.Profesori Moshe Zimmerman, një historian i Universitetit Hebraik na tregon edhe për persekutimin e grave lesbike "Persekutimi i lesbikeve zakonisht fshihej pas preteksteve të tjera. Lesbiket persekutoheshin si "asocialë", një grup njerëzish që përfshinte të papunë dhe të alkoolizuar".Ky monument pritet që të shpjegojë ndryshimin midis persekutimit të gejve dhe lesbikeve gjatë Holokaustit, gjithashtu do t'i përkujtojë të gjithë në një vend. Sipas Zimmerman, kjo po bëhet për të theksuar se problemi më i madh është diskriminimi dhe kush janë pasojat e tij sociale dhe politike.Memoriale të ngjashme ka në Berlin, Amsterdam, Barcelonë, Sidnej dhe San Francisko.