Përse është përshpejtuar ngrohja globale?

Përse është përshpejtuar ngrohja globale, çfarë ka ndikuar tek ajo. Shkencëtarët po përpiqen ta shpjegojnë këtë përshpejtim në dekadën e fundit, për një raport të Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike. Studimi çon në përfundimin se shkencëtarët janë 95 përqind të sigurt se shkaktarët e këtyre alternimeve të klimës janë vetë njerëzit nëpërmjet djegies së lëndëve kimike dhe prodhimit të smogut.Sipas draft-dokumentit të papublikuar, shkencëtarët besojnë se njerëzimi, hiri vullkanik, mungesa e nxehtësisë diellore dhe gjithmonë e më shumë nxehtësia e thithur nga oqeanet mund ta shpjegojnë këtë mister në një farë mënyre dhe se secili prej këtyre faktorëve ka ndikuar në mënyrë të barabartë në të. Ndërsa në vitet 70’ temperaturat u rritën shpejt, 15 vitet e fundit ato kanë ardhur duke u ulur.Përqindja e sigurisë se shkaku i ngadalësimit të ngrohjes globale vjen nga njerëzit është rritur nga raporti i kryer në vitin 2001, kur ishte 60 përqind në 95 përqind në 2013-ën, duke vazhduar të rritet gradualisht pas çdo studimi ndër vite.Pothuajse 200 qeveri kanë rënë dakord që të mundohen të limitojnë ngrohjen globale deri në minus 2 grade Celcius më shumë për çdo periudhë industriale, gjë që shihet si një pikë ku ndryshime të rrezikshme, përfshi përmbytjet si pasojë e rritjes së niveleve të detit dhe thatësirës që kërcënon prodhimin e frutave, mund të ndodhin.