Paris: Dua të kem përsëri vëllain tim

Pas tentativës së dështuar të vetëvrasjes që vajza e vogël e Michael Jackson, Paris u përpoq të bënte mësohet se gjendja e adoleshentes është përmirësuar. Nuk kanë kaluar shumë kohë nga tensioni që familja Jackson përjetoi dhe sërish ata janë rikthyer me një tjetër problem. Bëhet fjalë për ftohjen e marrëdhënies mes Prince dhe Paris, gjendje kjo e cila e ka bërë këtë të fundit të ndihet shumë keq.Sipas një burimi brenda familjes Jackson, Paris dhe Prince gjithnjë janë karakterizuar nga një marredhënie vërtetë e fortë. Ata ishin mësuar që çdo sekret ta ndanin me njëri-tjetrin, si dhe për gjithçka t`i gjendeshin pranë. Deri në momentin që jetonte mbreti i popit Michael, jo vetëm dy femijët por të gjithë pjesetaret e familjes kishin shumë afrimitet me njëri-tjetrin, duke mos lejuar askënd t`i përçajë, madje shpesh familja Jackson është karakterizuar nga epiteti "Të pathyeshmit".Por kjo ndryshoi më 25 qershor të vitit 2009, kur ai u nda nga jeta. Prince nisi të mos shfaqte më interes për familjen dhe aq më pak për motrën e tij të vogël, duke e lënë pas dore. Ai filloi qe kohën më të madhe t`ja kushtonte fiksimit të tij për makinat e shtrenjta, shpenzimit të shumave të mëdha të parave , si dhe vajzave.Vetëm pak ditë përpara se Paris të përpiqej t`i jepte fund jetës së saj, mësohet se ajo kishte pasur një diskutim me vëllain, i cili i detyroi këta të fundit të mos flisnin për ditë të tëra. Ky fakt shpjegon dhe neglizhencën e Prince për t`i qëndruar pranë motrës se tij gjatë qëndrimit të saj në spital. Burimi shton gjithashtu, se Paris është duke u përpjekur të afrojë sërish Prince dhe shpesh përsërit fjalinë: "Dua të kem përsëri vëllain tim".