Fansi i çmendur i Jennifer Lopez

Ai kishte jetuar për 6 ditë brenda kopshtit të rezidencës 10 milion dollarëshe të Jennifer Lopez pa u kuptuar nga askush deri në momentin që u arrestua. I lartpërmenduri quhet John Dubis dhe është një 49-vjeçar, qe pohon dhe vërteton se kishte jetuar për 6 ditë në pishinën e shtëpisë së saj.Ai mësohet se ishte një fans i zjarrtë i këngëtares dhe aktores, i cili ka pranuar se ka probleme mendore. Që nga data 3 deri me 9 gusht John ka arritur të mos kapet as nga rojet e shumta te sigurisë që Jennifer ka dhe as nga sistemet e alarmit të cilat janë të instaluara kudo.Gjatë vetëqëndrimit të tij në rezidencë, ky i fundit ka bërë gjeste të çuditshme, të tilla si: Gdhendja e inicialit të tij dhe këngëtares ne drurin e nje peme, ose postimi i fotove nëpër rrjetet sociale. Në një foto ai shfaqet duke kafshuar një kuti çokollatash në formë zemre në të cilën gjendeshin dedikime të tilla si :"Jenni gjithnjë më ka vërtetuar dashurinë e saj me dhurata të tilla".Në një tjetër foto ai ka postuar një fragment të një libri në të cilën kishte bërë një mbishkrim me fjalët :"Jennifer hajde ta marresh lëtë libër, në këtë mënyrë ne mund të prezantohemi". Këto foto mësohet se janë postuar në facebook në të cilin ai nuk njihej me emrin e tij të vërtetë, por me pseudonimin David A Lopez.Midis albumeve të shumta u gjend dhe një tjetër fotografi ku shfaqej emri i tij dhe i Jennifer poshtë të cilës kishte pohuar se këtë e kishin shkruar bashkë. Sipas deklaratave të fshqinjëve, ata e kishin vënë re që lagjen e tyre kishte nisur ta frekuentonte shpesh një person i çuditshëm, të cilit i ishin frikësuar shpesh kur e shihnin në rrugë. Pasi u arrestua, Johnit ju bënë analiza të ndryshme dhe u vërtetua se kishte probleme të theksuara mendore.Mometalisht mësohet se ai nuk do të dënohet, por do të shtrohet në spitalin psikiatrik. Por këngëtarja Jennifer, e cila është shokuar nga kjo ngjarje e ndodhur, ka menduar që të ndërrojë shtëpi për tu zhvendosur në një zonë me siguri më të lartë.