Do të pish një kafe? Jo, do lyhem
Energjia, është një nga ato gjërat që nuk e vrasim mendien se si e marrim. Kur jemi energjikë në mund të bëjmë çdo gjë dhe kur nuk jemi është vështirë të bësh qoftë edhe një hap. Sigurisht që kafeja dhe pijet energjike mund të na japin një shtytje të shpejtë por vijnë me shumë efekte anësore dhe kur u ikën efekti ndihemi akoma më keq se më parë.Megjithatë, Ben Yu dhe Deven Soni kanë një zgjidhje, ata kanë ndjekur hapat e teknologjisë së përthithjes së përshpejtuar dhe kanë krijuar një Spërkatës Kafeine! Ata vetë e quajnë "Sprayable Energy". Pikërisht, ju mund të "parfumoseni" me kafeinë dhe trupi juaj do ta përthithë atë e ka për ta përçuar në organizmin tuaj me shpejtësinë sikur të jeni duke marrë LSD. Ky është një produkt për burrat dhe gratë të cilët janë gjithnjë në lëvizje dhe nuk kanë kohë për të pirë kafe, sigurisht, që kanë edhe dëshirë të spërkaten ma kafe në publik.