Nuk ka fejesë mes Lopez e Smart

Gjatë javës së kaluar u përhapën thashetheme të ndryshme për një fejesë të mundshme mes Jennifer Lopez dhe të dashurit të saj Casper Smart. Shkaku i këtyre fjalëve të cilat kanë qarkulluar për ditë të tëra, ka qenë pikërisht një unazë prej diamanti që Jennifer mbante në gisht.Edhe pse çifti nuk pohoi asgjë lidhur me këtë fakt, përsëri revista të shumta nisën të përhapnin hamendësimin. Por ne një intervistë të dhënë Jennifer ka mohuar se është fejuar për herë të 4-t.Më parë ajo ka qenë e fejuar dhe më pas e martuar me Ojani Noa, Cris Judd dhe së fundmi me këngëtarin latin Mark Antony me të cilin ka dhe dy binjakë. Çifti është parë në rrugët e New Yourkut së bashku me Max dhe Emmie , duke shkuar për në një dyqanin më të madh të lodrave për fëmijë.Binjakët tashmë duket se janë mësuar me pranine e Casper dhe janë ambjetuar me prezencën e tij përreth. Një foto e shkrepur të të katërtëve, arrin të lërë një shije të veçantë, pasi të gjithë përngjajnë me një familje të bukur dhe të lumtur.Por Jennifer nuk ka lënë pa zbuluar se sapo ka përfunduar nënshkrimi e kontratës 15 milion dollarëshe me companine FOX, pasi këngëtarja vendosi përfundimisht të ishte sërish pjesëmarrese e jurisë së "American Idol".