Penelope Cruz, Michael Fassbender i propozon për martesë
Në jetën e saj të vërtetë aktorja spanjolle Penelope Cruz e cila është kurorëzuar shpesh për bukurinë e saj, vetëm pak javë më parë është bërë nënë për herë të dytë. Së bashku me bashkëshortine saj Javier Bardem ka pohuar se martesa dhe jeta e tyre po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme .
Ata janë shumë të lumtur sidomos që tani i kanë uruar mirëseardhjen në botë vajzës së fogël të cilën e kanë quajtur Luna Encinas Cruz. Luna në gjuhën spanjolle do të thotë Hënë, e cila siç vetë aktorja pohon, ishte drita e tyre në erresirë dhe Encinas është emri i gjyshit të saj nga ana e babait.
Penelope gjithashtu ka konfirmuar se në një të ardhme të afërt ka planifikuar që të bëhet një nënë e shumë fëmijëve, pasi ëndrra e saj gjithnjë ka qënë të jetë pjesë e një familjeje të madhe e rrethuar me fëmijë, ku të gjithë të ndiheshin krenarë për të.
Por pak kohë pas lindjes, duket se ajo nuk ka humbur kohë për t`ju rikthyer karrierës së saj. Pjesa e cila i habiti të gjithë ishin linjat e saj trupore, të cilat ishin rikthyer si më parë edhe pse jo në një periudhë të gjatë. Momentalisht ajo është duke luajtur në filmin " The Counselor", ku aktorët kryesorë krahas saj do të jenë Michael Fassbender dhe Brad Pitt.
Penelope do të ketë rolin e të fejuarës së Michael, e cila në pjesën kulminante të filmit dhe pas tentativave të njëpasnjëshme për ta vrarë do të marre një unazë nga i fejuari.
Propozimi i tij do të jetë i veçantë dhe do të jetë i përbërë nga fjalë vërtet prekëse të cilat përmbledhin historinë e njohjes së tyre, vështirësitë e kaluara dhe jo vetëm. Michael gjithashtu do t`i kujtojë shpesh asaj momentet e humbjes së mundshme të jetës duke e bërë këtë të fundit të pranojë e lumtur pa u menduar dy herë.
