Mel B provon aftësitë e saj si prezantuese
Ish anëtarja e grupit të famshëm të dikurshëm "Spice Girls ", këngëtarja Mel B përveçse është bërë e njohur për aftësitë e saj vokale është dalluar gjithashtu për një karakter shumë të forte, por mbi të gjitha të guximshëm, te cilin gjithnjë ka qenë e gatshme ta nxjerrë ne pah. Pak kohë më parë këngëtarja pranoi gabimet e së shkuarës, ku ndër to kryesonte numri i madh i tatuazheve që ajo kishte bërë.

Sipas Mel gjithnjë ka qenë një fanse e zjarrtë e artit të trupit dhe kjo ishte arsyeja pse çdo tatuazh ose dedikim që i shkonte nëpër mend, nuk priste gjatë për ta pikturuar në trup. Një nga tatuazhet për të cilat Mel shprehet se është penduar më së shumti ka qenë shkrimi emri i aktorit të njohur Eddie Murphy, me të cilin ka pasur një lidhje të gjatë. Pas kalimit të disa viteve Edi e braktisi ish të dashurën e tij duke u justifikuar se ndjenjat për të nuk ishin më njësoj si të dikurshmet.
Tashmë këngëtarja ka krijuar një familje, e cila përbëhet nga bashkëshorti dhe vajza e saj e vogël, për të cilën shprehet se është shumë krenare.
Edhe pse për një kohë të gjatë ajo ka hequr dorë nga karriera e saj si këngëtare për t`ju përkushtuar familjes, përsëri ka vendosur të nxjerre në pah karakterin e saj guximtar, duke provuar kështu dhe aftësitë e saj si prezantuese.
Së bashku me dy prezantuesit e emisionit " The Today Show" Mel mori përsipër prezantimin e njërës prej puntatave, e cila rezultoi e suksesshme. Këngëtarja me format e saj perfekte trupore dhe me shkathtësinë që e karakterizon, u bë qëndra e vëmendjes ditën e djeshme.